Kur gjarpërinjtë me zile të pushtojnë shtëpinë


Kur gjarpërinjtë me zile të pushtojnë shtëpinë

14:58 03/02/2017

Për 20 vite me radhë, Nathan Hawkins punon si gjuetar i gjarpërinjve në qytezën e vogël të Teksasit, Bufalo Gap.

Ndaj kur i zoti i një shtëpie në Abilene e mori në telefon pasi një gjarpër me zile kishte nxjerrë kokën nga tualeti, ai mendoi se kjo ishte diçka e pazakontë, megjithatë asgjë të cilën nuk mund ta menaxhonte.

Ato në fakt janë krijesa të mrekullueshme, por tepër të keqkuptuara”

, tha Hawkins duke folur për CBS News, sipas të cilit frika nga to është e tepruar.

gjarperinjte-2Pavarësisht kësaj, i vogli Isac Mcfadden, i cili shkoi në tualet në mëngjes u tmerrua kur pa gjarpërin. E ëma e tij mori një lopatë dhe e vrau zvarranikun.

Kur Hawkins mbërriti në banesë vendosi që të inspektonte të gjithë shtëpinë që familja të ishte e qetë. Vendi i parë ku ai kontrolloi ishte qilari, ku nuk gjeti pak, por plot 13 gjarpërinj.

Ai shpjegon se këta janë zvarranikë që kanë tendencën të jetojnë në grup. Ndaj ai nuk u ndal me aq dhe vijoi të kontrollonte duke zbuluar si përfundim 24 gjarpërinj me zile në total./tvklan.al





Të ngjashme