Kur këpucët nuk janë thjeshtë këpucë
Veshja e Melania Trump me taka të holla, teksa i hypte avionit së bashku me presidentin për të vizituar zonat e përmbytura të Texasit, është bërë objekt debati në mediat amerikane.
“
Kur ndodh që një palë këpucë nuk janë thjesht një palë këpucë?
” pyet Neë York Times në artikullin e tij jo pak të gjatë.
Kur ato janë këpucë me taka të larta e të holla që i vesh Zonja e Parë për të vizituar një zonë të goditur nga katastrofa natyrore.
Atëherë, vijon përgjigja e artikullit, ato bëhen simbol i asaj që shumë e quajnë shkëputje nga realiteti i presidentit Trump, familjes dhe administratës së tij.
Në fakt, kur zbriti nga avioni, Melania kishte veshur atlete të bardha dhe flokët e mbledhura bisht dilnin nga një kapele bejzbolli.
Por kjo me sa duket nuk ka mjaftuar për të heshtur polemikat.
Drejtoresha e Komunikimeve e zonjës Trump, Stephanie Grisham, është detyruar të përgjigjet.
“Është e trishtueshme që ndërsa kemi një katastrofë natyrore në vazhdim në Teksas, njerëzit shqetësohen për këpucët e saj, shkruajti ajo në një deklaratë të shpërndarë me email.
Tv Klan