Kur lidhja juaj është drejt fundit


Kur lidhja juaj është drejt fundit

08:26 15/10/2016

Ndodh që lidhjet e dashurisë të mos zgjasin përgjithmonë. Ndonjëherë ndarjet ndodhin papritmas e ndonjëherë lidhjet e dashurisë shfaqin shenjat se “rruga” është drejt fundit. Këto janë disa prej shenjave që tregojnë se lidhja e dashurisë është në përfundim e sipër.

Nuk po komunikoni më

Komunikimi është parësor për një lidhje dashurie. Në fund të fundit, askush nuk mund t’i lexojë mendjen tjetrit, e për këtë arsye duhet që të komunikoni.

Debatoni vazhdimisht

Çdo çift mundet që të mënjanojë debatet e ashpra. Ndonjëherë debatet e shpeshta i bëjnë shumë keq lidhjes tuaj.

Nuk ka besim

Një nga gjërat më të brishta në një lidhje është besimi. Nëse një çift nuk ka besim tek njëri – tjetri, atëherë kjo është shenjë që lidhja juaj është duke përfunduar.

Asgjë nuk zgjidhet

Ndonjëherë një çift “përleshet” aq shumë me njëri –tjetrin sa që asgjë nuk zgjidhet./tvklan.al






Të ngjashme