Kur “mollë sherri” bëhen burrat
“Cherchez la femme” tashme ka marre një kuptim tjetër. Skandalet seksuale në Hollywood, kanë bërë që molla e sherrit të jenë burrat.
Kështu letra e hapur e një grupi prej 100 grash të njohura në Francë, mes tyre edhe aktorja Catherine Deneuve, ku kritikonin lëvizjen kundër përdhunimeve #Metto, ka ngjallur një sërë reagimesh.
Ne letrën e publikuar në “Le Monde”, Catherine Deneuve mbronte lirinë e burrave për të flirtuar me gratë, si një formë themelore e demokracisë seksuale.
Flirtimi nuk është një krim dhe përhapja e lëvizjes #Metto ka frymëzuar urrejtjen ndaj burrave, shkruanin gratë franceze.
Por Deneuve u kritikua fort nga gra të tjera në rrjetet sociale, madje mbi aktoren franceze nuk munguan as akuzat se po legjitimon përdhunimin. Në Twitter u përhap menjëherë hashtagu #denonco feministen false, duke ftuar me ironi të gjithë përdhunuesit të shkojnë ta provojnë me Catherine Deneuve.
Edhe aktorja italiane Asia Argento reagoi përmes rrjeteve sociale, duke thënë se hartueset e letrës së hapur janë të përfshira nga një mizogjini që i ka paralizuar në një pikë pa kthim.
Lëvizja “Metoo” tronditi themelet e Hollywoodit gjatë vitit të kaluar, pas denoncimeve për ngacmim seksual nga producenti i njohur Harvey Weinstein. Ky i fundit ende nuk ka gjetur paqe për agresionet seksuale ndaj grave. Të mërkurën Weinstein u sulmua nga një burrë në një restorant.
Tv Klan