20:09 21/01/2014Thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe asnjë drejtues mjetesh nuk gjobitet. Për të gjashtën ditë, Televizioni Klan, i ofron policisë rrugore pamjet e disa prej segmenteve rrugore në Tiranë ku drejtuesit e mjeteve injorojnë tabelat e ndalim qëndrimit dhe pushimit. Për orë të tëra këto makina pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera. Në asnjë nga këto segmente nuk sheh gjurmë të policisë.Në përfundim të bulevardit Bajram Curri dhe Zhan D’Ark situata është e njëjtë. Me dhjetra drejtues parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën dhe askush nuk i ndëshkon.Të njëjtën pasqyrë na ofron edhe qëndra e Tiranës. Në një segment të Bulevardit Zogu i Parë dhe në rrugët në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit asnjë patrulle nuk i vret syrin për parkim të gabuar.Pak kilometra larg qëndrës, në rrugën Qemal Stafa, përgjatë Prokurorisë së Përgjithshme, drejtuesit e mjeteve janë dy herë shkelës të regullave të qarkullimit. Për parkim të gabuar dhe për qëndrim të gabuar në korsinë dedikuar bicikletave.Fenomenin “Parko ku të duash se askush nuk të ndëshkon” e ndesh edhe në rrugët dytësore, si brenda lagjes Ali Demi apo pranë institucioneve arsimore dhe shtetërore.Duket sikur asnjë strukturë nuk shqetësohet për këto shkelje në mes të ditës kur qytetarët duhet të vuajnë trafikun ndërsa për policinë mjafton që ata të paguajnë gjobat e marra qoftë edhe në mungesë. Fushata e shpallur nga Ministria e Brëndshme dhe Policia e shtetit për të disiplinuar qarkullimin rrugor duket sikur kujdeset vetëm për statisitikat pasi situata në terren vazhdon të mbetet e njëjtë