Kur pema e Krishtlindjeve mbulohet nga dhuratat


Kur pema e Krishtlindjeve mbulohet nga dhuratat

11:50 24/12/2018

Një nënë e tre fëmijëve është quajtur “egoiste”  dhe e “pështirë”, pasi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku pema e saj e Krishtlindjeve nuk duket nga dhuratat.

Grumbulli i dhuratave është aq i madh saqë nga pema gjigande duket vetëm maja e saj.

Emma Tapping, 38 vjeçe është kritikuar shumë nga njerëzit në Instagram, pasi ajo mund ti kishte dhuruar një pjesë të dhuratave, sepse ka njerëz që kanë nevojë.

“Shumë njerëz nuk kanë asgjë dhe ju duhet ti dhuroni,”

shkruan një person.

“Personalisht unë mendoj se kjo është qesharake, kjo është shumë egoiste”.

Një tjetër shkruan:

“Kjo foto është e neveritshme”.

Ajo ka pranuar se ka shpenzuar 2000 Paund për të blerë dhurata dhe nuk ndihet aspak keq.

“Janë paratë e mija dhe mund të bëj çfarë të dua”,

u ka thënë ajo kritikuesve.

Sigurisht ka patur dhe njerëz që e kanë mbështetur, duke argumentuar se Emma ka të drejtë të bëjë ç’të të dojë me paratë e veta.

Nuk është hera e parë që Emma nga Isle of Man ndeshet me kritika në rrjetet sociale.

Emma ka thënë se të gjitha dhuratat që ka blerë fëmijët e saj mund ti përdorin gjatë gjithë vitit.

“Krishtlindja ka qenë gjithmonë një ditë e madhe për mua dhe më pëlqen të shpenzoj. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit. Unë punoj shumë. Kam dy punë. Unë mendoj për veten time dhe janë paratë e mija dhe ata janë fëmijët e mi. Nëse unë dua tu ble dhurata atyre askush nuk mund të më ndryshojë mendjen”,

është shprehur Emma.

/tvklan.al






Të ngjashme