Kur prostituta të del jashtë pritshmërive, nevrikoset shqiptari


Kur prostituta të del jashtë pritshmërive, nevrikoset shqiptari

18:36 30/03/2017

Kontaktoi për një prostitutë në internet, por kur u përball me të zbuloi se pamja e saj ishte ndryshe nga ajo që kishte parë.

Një shqiptar dhe një rumun janë arrestuar nga policia e Bissanos, pasi prostituta nuk korenspondonte me atë që ai kishte parë në foto dhe në këtë mënyrë ka prishur pazarin me rumunin.

Shqiptari do i jepte rumunit 500 euro, por pas takimit që pati me prostitutën në shtëpinë e tij, rezultoi që nuk ishte e njëjta me atë që ai kishte parë në internet.

Kjo situatë bërë që mes rumunit dhe shqiptarit të lindte një konflikt dhe shqiptari nuk pagoi shumën e premtuar. Rumuni e ka kërcënuar shqiptarin, si dhe i ka bërë pritë në rrugë.

Pikërisht kjo përplasje mes të dyve është bërë shkak për ndalimin e tyre nga policia dhe pas marrjes në pyetje është zbuluar e gjithë kjo historia. /tvklan.al






Të ngjashme