Kur shërohen plagët më shpejt?
Plagët shërohen më shpejt kur ndodhin gjatë ditës sesa gjatë natës. Në këtë përfundim ka arritur një ekip kërkuesish në Britani.
Është zbuluar se plagët me djegie që u mjekuan gjatë natës donin një mesatare prej 28 ditësh që të shëroheshin, ndërsa ato që ndodhnin gjatë ditës donin vetëm 17 ditë.
Sipas
BBC
, ky efekt shpjegohet me mënyrën se si trupi ynë dhe çdo qelizë punon në një cikël prej 24 orësh.
Puna e detajuar laboratorike tregoi se qelizat e lëkurës ndryshonin aftësitë e tyre përgjatë 24 orëve.
Qelizat e lëkurës janë të parat që kundërpërgjigjen pasi shkojnë në vendin e plagës për ta mbyllur atë. Gjatë ditës ato ushqehen dhe reagojnë, ndërsa gjatë natës fillojnë dhe e humbasin këtë aftësi.
Kërkuesit mendojnë se ky zbulim mund të ndihmojë në përmirësimin e kirurgjisë.
/tvklan.al