Kur toka të “rrëzohet nën këmbë”, pamje të rënda
Ky është momenti i rëndë kur një segment rruge shkëputet krejt papritur, duke “përpirë” dy gra që po ecnin mbi të.
Pamjet e rënda janë regjistruar në Kinë, ku sipas mediave të huaja, për fat të mirë të dyja këmbësoret kanë mbijetuar dhe janë shpëtuar nga forcat e zjarrfikësve.
Zyrtarët dyshojnë se shkëputja e këtij aksi të asfaltuar ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së dherave, por ndërkaq kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë incident të rëndë. /tvklan.al