Përfundon seriali “Nënë”
Seriali shumë i ndjekur “Nënë” vjen para teleshikuesve me episodin e 85-të dhe të fundit ditën e premte.
Kështu përfundon edhe një nga prodhimet më të suksesshëm të vitit 2017 që Tv Klan ka transmetuar për publikun shqiptar. “Nënë”, i cili flet për dramën rrëqethëse të një gruaje të rritur jetime dhe një vogëlusheje engjëllore që keqtrajtohet në shtëpi, shoqëronte shqiptarët çdo pasdite që prej muajit shtator. Superprodhimi i “MedYapim
” dhe “MF Yapim
” kishte në rolet kryesorë aktoret e dashura Vahide Perçin (Gonul)
, Cansu Dere (Zejnep
) dhe vogëlushen e talentuar Beren Gokyıldız (Turna
). Po cili do të jetë fundi që pret personazhet? A do të ketë një fund të lumtur për Turnën dhe Zejnepin? Gjithçka zbulohet ditën e Premte në orën 16:05, kur nis transmetimi premierë i episodit të fundit të serialit. /tvklan.al