Kur ushqehet VAR
Moment gazmor në kampionatin grek
Sistemi VAR është shpërndarë thuajse në të gjitha kampionatet dhe të gjithë rendin ta reklamojnë që puna e gjyqtarëve në fushë asistohet edhe nga specialistët në studio. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen e Superligës greke Lamia – Panathinaikos. Regjia e stadiumit mendoi të transmetonte një moment nga puna e personave në kabinën e VAR. Mirëpo ja që hapet dera dhe një burrë vendos një kuti në dysheme.
Është shpërndarësi i ushqimit… VAR apo jo edhe specialistët duhet të hanë se ndodh që u errësohet shikimi e nuk dallojnë mirë ndaonjë faul për 11- metërsh.
Videoja është bërë virale menjëherë edhe pse ky është një moment krejt njerëzor.
Në fund të fundit përgjegjësit në kabinën e VAR nuk kanë faj, kur ke uri do hash, s’ke ç’bën!
Tv Klan