Kur vdes mbreti…


Kur vdes mbreti…

17:05 26/10/2017

Turma masive njerëzish kanë zbritur në rrugët e Bangkokut për shkak se vendi po zhvillon lamtumirën 5-ditore ndaj mbretit tajlandez Bhumibol Adulyadej, i cili sundoi Tajlandën për rreth 70 vjet.

Trupi i mbretit u transportua me një kortezh nga Grand Palace, drejt e në Sanam Luang që është krematoriumi mbretëror i ndërtuar për këtë rast.  

Ceremonia për monarkun filloi të mërkurën, gati një vit më vonë pas vdekjes së tij më 13 Tetor 2016, në moshën 88 - vjeçare.

Tajlandezët të veshur në të zeza, fjetën në rrugë për të qenë të pranishëm gjatë kortezhit, i cili do të kulmojë me djegien e trupit në krematoriumin mbretëror që ndahet në tre nivele dhe është 50 metra i gjatë.

Bhumibol Adulyadej ishte shumë popullor gjatë mbretërimit të tij. Ai shihej si një lider shumë i aftë dhe i bëri ballë krizave politike, por edhe grushteve ushtarake të vazhdueshme në vend.

/tvklan.al

 





Të ngjashme