Kura e mrekullisë?!


Kura e mrekullisë?!

19:49 14/05/2018

Kur operacioni dhe dieta e rreptë të ndryshon tërësisht jetë. Ky është rasti i Jessica Valitutto.

"Më në fund kuptova se gjëja e vetme që mund të bëni është të mos hiqni dorë nga qëllimi që i keni vendosur vetes dhe të jeni të duruar”.

Kështu është shprehur Valitutto në rrjetin e saj Instgram.

Ajo sot është shndërruar një yll i vërtetë në Brazil, ku numëron më shumë se 900.000 ndjekës në Instagram.

Përveçse dietës së rreptë që mbajti, ajo iu nënshtrua dhe një operacioni, ku ngushtoi stomakun. Për shumë kohë ajo u trajnua me një trajner personal.

“Nëse hiqni dorë në gjysmë të rrugës, ky është gabimi më i madh që do bëni. Jini të durueshëm. Hani në mënyrë të shëndetshme dhe në përputhje me qëllimet tuaja”.

Sikurse duket edhe në foto ajo sot ka një trup shumë të bukur dhe që shumë vajza e ëndërrojnë.

/tvklan.al

 





Të ngjashme