Kura për depresionin mund të jetë sa një kuti shkrepëseje
Një impiant elektrik që vendoset në kokë dhe lidhet me trurin mund të pikasë dhe trajtojë format e rënduara të depresionit. Të paktën, kështu shpresojnë shkencëtarët amerikanë pas trajtimit me sukses të një pacienteje.
Sarah, 36 vjeç e ka mbajtur pajisjen për më shumë se një vit në kokë dhe thotë se jeta e saj ka ndryshuar tërësisht pasi provoi terapinë eksperimentale.
Pajisja me madhësinë e një kutie shkrepësesh është gjithnjë e ndezur, por dërgon një sinjal kur sensorët i tregojnë se mund t’i nevojitet.
Kërkuesit nga universiteti i Kalifornisë, San Francisko, thonë se është shumë herët për të thënë se mund të ndihmohen pacientë të tjerë si Sarah, me depresion të vështirë për t’u trajtuar, por kanë shpresa për të provuar sërish në të ardhmen./tvklan.al