Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Besimtarët myslimanë në mbarë vendin kanë festuar ditën e Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë në kryeqytet kanë sfiduar motin me shi dhe kanë falur namazin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Mesazhe paqeje dhe harmonie kanë ardhur në këtë lutje nga krerët e Komunitetit Mysliman.
Falja e namazit të Bajramit ka mbushur plot edhe qendrën e Elbasanit dhe të Beratit. Ndërsa në Shkodër besimtarët janë mbledhur brenda xhamisë së qytetit.
Kurban Bajrami personifikon sakrificën e profetit Ibrahim dhe sipas traditës islame, rituali i Kurban Bajramit fillon me faljen në xhami, vazhdon me prerjen e Kurbanit dhe mbaron me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.
Tv Klan