Kurbin e Lezhë/Asgjësohen 3300 bimë narkotike, dy në pranga


Kurbin e Lezhë/Asgjësohen 3300 bimë narkotike, dy në pranga

14:37 19/07/2016

Policia ka asgjësuar 3300 bimë narkotike, si dhe ka vënë në pranga dy kultivues. Sipas policisë janë arrestuar Edmond Bushpepa, 24 vjeç, banues në Mirditë dhe Arjan Ndoj, 24 vjeç, banues në Rrubik.

Në kuadër të planit të masave dhe ndjekjes së informacioneve në rrugë operative, nga policia janë zhvilluar kontrolle në Lezhë dhe Kurbin, ku janë asgjësuar me anë të djegies 3300 bimë të dyshuara narkotike.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë zjarri automatik model 56.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të individëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, si dhe asgjësimit të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike./tvklan.al






Të ngjashme