13:54 23/05/2014Një 15-vjeçare u vra nga nëna sepse tentoi të shkonte në eskursion pa lejen e saj. Por 15-vjeçarja Sara Keqi, nga fshati Fushë Kuqe i Kurbinit nuk është e vetmja viktimë e këtij krimi të rëndë. Të afrëm dhe banorë të fshatit gjetën në ambjentet e brendshme shtëpisë edhe trupin e pajetë të Mimoza Keqit, 40-vjeçares që pasi vrau të bijën me një armë kallashninkov i dha fund jetës duke u vetqëlluar me të njëjtën armë.Konflikti mes nënës dhe vajzës së saj 15-vjeçare kishte nisur që prej të enjtes në mbrëmje. Shkak ishte bërë një kërkesë e vajzës për të shkuar në ekskursion me shoqet e saj. Nëna nuk e ka pranuar këtë kërkesë dhe mes tyre ka nisur një konflikt verbal. Këmbëngulja e vajzës për të shkuar në eskursion bëri që mesditën e sotme Mimoza Keqi të marrë një armë kallashnikov dhe të qëllojë në drejtim të vajzës.40-vjeçarja fillimisht e ka plagosur të bijën, dhe kur ajo ka dalë në oborr e ka qëlluar sërish me breshëri automatiku, duke e lënë të vdekur. Pasi ka parë vajzën të mbytur në gjak, në kushte të rënda psikologjike, 40-vjeçarja është futur në banesë dhe i ka dhënë fund jetës me të njëjtën armë. Mësohet se në kohën kur ndodhi krimi, nënë e bijë ishin vetëm në shtëpi, pasi kryefamiljari dhe dy djemtë ishin larguar që në mëngjes herët për peshkim në lagunën e Patogut.TV KLAN