Kurdët i thonë “Po” shkëputjes nga Iraku
Një fitore e madhe e votës ‘PO’ pritet të konfirmohet pas referendumit për pavarësinë e kurdëve të Irakut që u zhvillua një ditë më parë në rajonin e Kurdistanit. Votimet u mbajtën në tre provincat që përbëjnë rajonin, me një pjesëmarrje prej 72%, sipas Komisionit Zgjedhor.
Kurdët thonë se referendumi do t’u japë atyre një mandat për të negociuar shkëputjen nga Bagdati, por kryeministri irakian e ka denoncuar atë si “jokushtetues”.
Haider al-Abadi tha se referendumi “kërcënon Irakun, bashkëjetesën paqësore në mesin e irakianeve dhe është një rrezik për rajonin”.
Fqinjët Turqia dhe Irani, nga frika e trazirave separatiste ne pakicat e tyre kurde, kërcënuan të mbyllin kufijtë dhe të vendosin sanksione mbi eksportet e naftës.
Një ditë më parë, zyrtaret e Irakut dhe Turqisë thanë se do të zhvillonin një stërvitje të përbashkëta ushtarake ne Turqi, në një zonë pranë kufirit me rajonin kurd.
Irani e quajti votën “të paligjshme”, dhe ndali të gjitha fluturimet në dhe nga rajoni kurd një ditë më parë.
Qëndrim kundër ka mbajtur edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, i cili shprehu shqetësim rreth efekteve potencialisht destabilizuese të referendumit.
Tv Klan