Kuriozitete nga bota – (2 Shkurt 2001)


Kuriozitete nga bota – (2 Shkurt 2001)

16:00 02/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndoshta në mes të këtij shekulli, energjinë elektrike do ta marrim nga kozmosi. Si gjithnjë, këto shpikje të tipit fantastiko-shkencor, vijnë nga Japonia. Qeveria e këtij vendi do të nis muajt e ardhshëm një projekt ambicioz, sipas të cilit do të lëshohen në hapësirë satelitë të aftë për të dërguar energji elektrike në tokë. Projekti pritet të funksionojë në vitin 2040. Energjia do të përcillet në tokë përmes mikrovalëve të shpërndara nga antena e saj një kilometër e gjatë. Çmimi i projektit shkon rreth 18 miliard euro.

Merrni amoniak, monoksid dhe dioksid karboni, ujë dhe metanol, uleni temperaturën deri në minus 263 gradë celsius, pastaj bombardojeni këtë masë të ngrirë me rreze ultravioletë. Me ta lëshuar në ujë ju do të shihni se si do të shfaqen molekula komplekse, disa prej të cilave janë shumë të afërta me membranën e qelizave të gjalla. Nisur nga ky eksperiment shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se jeta në tokë ka zënë fill diku larg në kozmos. Të gjithë elementët kimik, duhet të jenë bashkuar dhe pastaj ftohur deri pranë zeros absolute të hapësirës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme