Kurs trajnimi për policinë – (16 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Amerikanët trajnojnë drejtuesit e policisë shqiptare. 48 drejtor, nëndrejtor policie dhe shefa komisariati sot kanë ulur në banka të improvizuara për të marrë leksione nga kolegët e tyre amerikanë. Programi i asistencës së trajnimit mbi investigimet e çështjeve kriminale Ndërkombëtare që financohet nga qeveria amerikane për herë të parë ka mbledhur në një kurs trajnimi oficer dhe drejtues të lartë të policisë shqiptare.
Zëvendës Ministri i Rendit Publik Yzeiri ka sqaruar vartësit e tij se ku do të për qëndrohet ky kurs. Mënyra e zhvillimit dhe planifikimi strategjik për policinë, marrëdhëniet shef-polic, kushtet e punës, përgatitja dhe shpërblimi i policisë do të jenë në qendër të këtij kursi trajnimi. Kursi do të vazhdoj një vit dhe mendohet që pjesmarrësit në të të jenë rreth 600 drejtues policie. Sot nisi një specializim më professional për policinë tonë kundër krimit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj