Kursi i këmbimit, cila monedhë dominon në treg (21 Gusht 2000)
Këtë javë dollari amerikan ka fituar dy pikë në kursin e këmbimit me lekun. Të hënën e kaluar monedha amerikane ishte në kuotën e 142,7 lekë në blerje dhe 143 lekë në shitje. Ndërsa sot këmbimi valutor ka nisur kështu: 1 dollar po blihet me 142,9 lekë dhe po shitet me 143,2 lekë.
Ndërkohë marka gjermane blihet sërish me 66,4 lekë dhe shitet me 66,6 lekë. 1 mijë lireta italiane blihen me 66,6 lekë dhe shiten me 66,8 lekë dhe 100 dhrahmi greke blihen me 38,3 lekë dhe shiten me 38,5 lekë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti