“Kursi i këmbimit, rrezik për kredimarrësit që kanë hua në valutë”
Në kohën që monedha kombëtare vazhdon një mbiçmim të pandalshëm, guvernatori i Bankës Qendrore ka zgjedhur të flasë për rreziqet e kursit të këmbimit gjatë Konferencës së 12-të të Kërkimeve.
Për kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sjellja e shumë kredimarrëve të cilët zgjedhin një monedhë të huaj, kur të ardhurat i kanë në lekë, është e çuditshme.
Pjesë të sjelljes interesante ekonomike, guvernatori ka veçuar edhe rolin potencial të tregjeve informale dhe aktivitetit ekonomik informal.
Aktualisht Banka Qendrore është tërhequr nga ndërhyrjet në kursin e këmbimit, të cilat i filloi në Qershor të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, Banka bleu 109 milionë euro për të ndalur rënien e mëtejshme të saj.
Tv Klan