Kursi i këmbimit valutor, ardhja e emigrantëve rrit vlerën e lekut – (28 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Javën që sapo lamë pas, leku humbi rreth 3 pikë në kursin e këmbimit me dollarin amerikanë. Sot tregu valutor u hap me kursin dollarë-lekë në kuotën 143 dhe u mbyll në kuotën 145.8. të njëjtat kuota këmbimi janë ruajtur edhe të martën midis dollarit dhe lekut, ndërsa monedha amerikane, të mërkurën ka filluar ngritjen.
Të mërkurën 1 dollarë kuotohej 143.3 lekë në blerje dhe 143.8 lekë në shitje, duke fituar terren në kursin e këmbimit me monedhën shqiptare. Forcimi i dollarit vazhdoi edhe të enjten, ku në tregun e lirë valutor të kryeqytetit, 1 dollarë blihej me 144.1 lekë dhe shitej me 144.3 lekë. Ndërsa të premten monedha amerikane ka kaluar edhe kufirin 145 lekë, pasi rënia e vlerës së lekut ka qenë e ndjeshme.
Prej tre muajsh kursi i këmbimit të dollarit nuk e kishte kaluar kuotën 145. Gjatë muajve të verës si pasojë e ardhjes së emigrantëve me pushime, tregu i këmbimeve u ngop me valutë dhe vlera e lekut u rrit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori