Kursi i këmbimit valutor, bie leku rritet dollari – (29 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Përsëri rënia e lekut në këmbimin me dollarin. Sot në tregun e valutave, blihej me 150 dhe shitej me 150.8 lekë. Ndërsa në këmbimin me monedhat evropiane, leku nuk pati luhatje. Kështu një markë gjermane u ble me 64.5 dhe u shit me 64.8 lekë. 1 dhrami greke blihej me 0.369 dhe shitej me 0.372 lekë. Në raportin midis dollarit dhe euros, kjo e fundit ka fituar disa pikë, në krahasim me monedhën amerikane duke shënuar shifrat 0.839 dollarë baras me 1 euro./tvklan.al