Kursi i këmbimit valutor, dollari fiton pikë ndaj lekut – (14 Janar 2001)


Kursi i këmbimit valutor, dollari fiton pikë ndaj lekut – (14 Janar 2001)

12:19 14/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në tregun e lirë të valutës sot dollari këmbehej me 141.5 lekë, ndërkohë monedhat e tjera europiane kanë këto vlera në këmbimin me lekun. Marka gjermane 68.6 në blerje dhe 69.2 lekë në shitje. Lireta italiane 0.0689 në blerje dhe 0.0695 lekë në shitje, ndërsa dhrahmia greke 0.390 në blerje dhe 0.394 lekë në shitje.

Pra dollari ka fituar gradualisht gjatë javës rreth 1 pikë ndaj lekut, duke i mbyllur këmbimet valutore në kuotën e 141.5 lekë. Ndërkohë që gjatë këtij viti këmbimi i dollarit me lekun, do të arrijë në vlerat 1 dollarë baras me 145 lekë./tvklan.al






Të ngjashme