Kursi i këmbimit valutor, dollari pëson sërish rënie – (22 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Forcimi i pozitës së monedhës europiane, kundrejt dollarit amerikan, ka sjellë përsëri luhatje në tregun e lirë të valutës. Kështu dollari në krahasim me një javë më parë ka pësuar ulje në këmbim me lekun dhe është ndalur në shifrat 1 dollarë i barabartë me 145.3 lekë në shitje. Ndërsa monedhat evropiane, kanë pësuar një farë ngritje në këmbimin me monedhën shqiptare. Marka gjermane këmbehej me 66.7, lireta italiane me 0.672, franga zvicerane me 84.7 dhe dhrahmia greke me 3.82 lekë në shitje. Në tregun ndërkombëtar të valutës 1 euro është këmbyer me 0.902 dollarë./tvklan.al