Kursi i këmbimit valutor, dollari shënon rënien të madhe – (7 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Pikërisht në këtë javë të parë të vitit 2001, dollari ka pësuar rënien më të madhe që është regjistruar gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit. Dje 1 dollarë këmbehej me 140 lekë, ndërsa monedhat evropiane në këmbimin me lekun varionin si më poshtë.
Marka gjermane blihej me 67.1
Lireta italiane blihej me 0.673
Dhrahmia greke blihej me 0.381
Franga zvicerane blihej me 85.7 lekë
Sipas specialistëve rënia e dollarit në këto kuota ka ndodhur si pasojë e forcimit të euros në bursë kundrejt dollarit. Si shkak tjetër i rënies së dollarit është edhe hyrja e një sasie të madhe valute nga refugjatët tanë, që erdhën të kalojnë Vitin e Ri pranë shtëpive të tyre. Gjithashtu shkak i uljes së dollarit është edhe fakti se, gjatë ditës së festave, Banka e Shqipërisë ka qëndruar e mbyllur dhe kështu nuk arriti të thith sasinë e valutës së tepërt që kishte në treg./tvklan.al