Kursi këmbimit valutor, rritet dollari, bie euro – (15 Tetor 2000)


Kursi këmbimit valutor, rritet dollari, bie euro – (15 Tetor 2000)

15:26 15/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Përsëri ngritje e dollarit në këmbim me lekun në kuotat 1 dollarë baras me 148.5 lekë në blerje. Kjo ngritje ka filluar, që të premten, ditë kur u mbyll dhe bursa për këtë javë. Gjithashtu 1 dollarë shitej me 149.9 lekë, 1 markë gjermane blihej me 65.4 lekë dhe shitej me 66 lekë. Dukuria e kësaj jave është edhe rënia e lehtë e monedhave evropiane në këmbim me monedhes tonë.

Mendohet se luhatjet e kursit të këmbimit në tregun e kryeqytetit kanë ndjekur uljen dhe ngritjen e euros gjatë kësaj jave. Në fillim të javës, euro ra deri në 0.820 dollarë, në mes të javës u rrit deri në 0.867 dollarë, ndërsa të premten ra përsëri deri në 0.844 dollarë./tvklan.al






Të ngjashme