Kurti: Gjyq popullor për politikën e keqe më 14 Shkurt, festën e zemrës e kthejmë në…
14 Shkurti përveç festë zemre, do të kthehet në kremtim të demokracisë. Është ky mendimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 14 Shkurt dhe thotë se gjatë këtyre 7 muajve është dëshmuar se zgjedhja e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme dhe jokushtetuese.
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese”
14 Shkurtin, Kurti e sheh si gjyq popullor për politikën e keqe.
“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”.
Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook, Kurti shkruan se qeveria e re do të jetë shërbim i mirë, pasi qytetari është mbret i Republikës./tvklan.al