Kurti pas çnjohjes nga Sierra Leone: Serbia zyrtare të ndalë këtë ofensivë


Kurti pas çnjohjes nga Sierra Leone: Serbia zyrtare të ndalë këtë ofensivë

12:43 03/03/2020

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të lajmit nga mediat serbe se shteti i Sierra Leone e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

“Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës”.

“I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, ka thënë Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet”

Kurti ka thënë se kryeministër i Kosovës do të shqyrtojë me kujdes situatën e krijuar dhe do të veprojë konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj./klankosova






Të ngjashme