Kurti prezanton programin dhe qeverinë në Kuvend


Kurti prezanton programin dhe qeverinë në Kuvend

15:45 03/02/2020

Akuza nga PDK dhe Nisma për deklaratat e kreut të VV

Me largimin simbolik nga posti i kreut të Kuvendit të Kosovës, të Glauk Konjufcës, sipas kushtit kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, nisi seanca që i hapi rrugë procedurave për miratimin e qeverisë së re në Kuvend.

I mandatuari nga Presidenti për formimin e qeverisë, Albin Kurti parashtroi programin e kabinetit që do të drejtohet prej tij, ku një ndër pikat më të rëndësishme është ekonomia.

“Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit për të ndalur migrimin masiv”.

Teksa Kurti fliste, deputetja e Partisë Demokratike tashmë në opozitë, Ganimete Musliu, iu afrua për t’i vendosur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës në xhaketë.

Nuk munguan akuzat nga opozita për Kurtin. Kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli e akuzoi se e ka përdorur flamurin e Kosovës për interesa politike.

Ndërsa kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i kujtoi negociatat Prishtinë Beograd.

“Harroje se mund të bësh marrëveshje me Serbinë kundër Kosovës”.

Të rinjtë e PDK-së mbajtën një manifestim kundër qeverisë së re para selisë së Kuvendit. Presidenti Hashim Thaçi nuk mori pjesë në seancë. Të pranishëm aty ishin ambasadorët e SHBA, BE dhe diplomatë të tjerë perëndimorë.

Tv Klan






Të ngjashme