Kurti: Prioritet i qeverisjes së re do të jetë…
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga Gjakova, Mimoza Kusari Lila dhe Agon Batusha, vizituan dje Teqen e Madhe Ballkanike të Gjakovës, ku u mirëpritën nga Sheh Musa Shehu dhe Sheh Gurfan Shehu.
Kurti ka thënë se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit.
“Teqja e Madhe Ballkanike në Gjakovë e cila së bashku me Xhaminë e Hadumit ka vënë themelet e ndërtimit të qytetit të Gjakovës, nuk ka qëndruar e heshtur ndaj zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe përherë ka dhënë kontributin e saj për të mirën e shoqërisë dhe kombit tonë shqiptarë”.
“Në takimin e djeshëm, me Shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit”.
“Kryeministri i ardhshëm, Ablin Kurti, theksoi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo e jona”./klankosova