Kurti sulmon Avdullah Hotin
“Hidhte rërë në rrotat e qeverisë për të penguar”
Arbitrar e ka quajtur vendimin e presidentit për t’ia dhënë mandatin LDK-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se nuk do të diskutojë ende për një qeveri, e cila sipas tij nuk dihet ende nëse do të ndodhë.
Ndërsa ka folur edhe për Avdullah Hotin, i cili është i nominuar i LDK-së për kryeministër. Sipas tij, Hoti në pozitën e zëvendëskryeministrit, ka qenë destruktiv gjatë kohës së qeverisjes. Ndërsa ka folur edhe për protestën e cila është thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale për datë 4 Maj, kundër formimit të qeverisë e për zgjedhje të jashtëzakonshme. Thotë se LVV nuk e ka organizuar atë protestë.
Një ditë më parë është kundërshtuar heqja e rrethojave në qeverinë e Kosovës, me urdhër të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, ndonëse kishte rekomandim nga policia që ato të mos hiqen. Por Kurti ka thënë se oborri duhet të jetë i hapur për qytetarët.
Tv Klan