Kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit? Çuçi: Nano, një nga kandiaturat
Të mërkurën, pritet që të zbulohet emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Në një lidhje direkte në Opinion, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk pranoi të përgjigjej se kush do ta pasonte Ardi Veliun, i cili këtë të martë dha dorëheqjen. Por i pyetur nga Blendi Fevziu rreth lajmeve që po qarkullojnë se në këtë post mund të emërohet Gledis Nano, Çuçi tha se ai është një prej kandidaturave.
Kush do të jetë drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit? A është e vërtetë që keni diskutuar me kryeministrin, madje e keni vendosur pavarësisht se nuk është zyrtarizuar, emrin e zotit Nano.
T’ia lemë më mirë nesër, që të kemi lajme dhe për nesër.
Po jo ne kemi lajme të tjera për nesër, nuk ka problem ma jepni që sot meqë jemi në lidhje. Pra a do të jetë zoti Nano, drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit?
Nesër ne mbledhim qeverinë dhe besoj do vendoset. Zoti Nano është një nga kandiaturave, por nesër do vendosim në mbledhjen e qeverisë./tvklan.al