Kush e bën ligjin në shtëpi, Xhensila apo Besi?
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të hënë, ku tha se në shtëpinë e tyre nuk e bën ligjin as ajo dhe as Bes Kallaku, por vajza e tyre e vogël, Ajka.
Alketa Vejsiu: Në shtëpinë tënde kush e bën ligjin, mami apo babai?
Deon Gjoni: Në shtëpinë time babi e bën ligjin, sepse çdo ditë babi pi cigare.
Alketa Vejsiu: Shumë gabim babi. Duhet ta bësh ti ligjin dhe t’i thuash duhani vret.
Deon Gjoni: E pra. Po në shtëpinë tuaj kush e bën ligjin, Besi apo ti?
Xhensila Myrtezaj: Në shtëpinë time Ajka është bosi. Ajka e bën ligjin.
Ndërsa pyetjes nëse i vë gjobë ndonjëherë policia, apo e kalon me një të qeshur, Xhensila iu përgjigj: “Edhe ne marrim gjoba kur jemi të pakujdesshëm.”
/tvklan.al