Kush është Arben Micko, gjyqtari që po gjykon dosjen e “nxehtë” Hajdari (19 Prill 2001)


Kush është Arben Micko, gjyqtari që po gjykon dosjen e “nxehtë” Hajdari (19 Prill 2001)

14:46 19/04/2001

Asnjë masë mbrojtëse për jetën, asnjë shpërblim plus financiar, asnjë më shumë se një gjyqtar tjetër. Gjithçka është e thjeshtë dhe normale. Këto janë kushtet e gjyqtarit Arben Micko i cili gjykon dosjen Hajdari. E quajtur si “delja e zezë” asnjë gjyqtar nuk uronin që të gjykonin dosjen e Hajdarit. Por, shorti caktoi gjyqtarin 40-vjeçar Arben Micko t’a drejtonte atë. Prej më shumë se 5 vitesh në Gjykatën e Tiranës, por kjo që ka në dorë është aktualisht më e “nxehta”.

Pas çdo seance, Micko futet në zyrën e tij modeste, shumë pranë sallës së gjyqit ku fare lehtë mund të përplaset me të afërmit e të pandehurve apo vetë viktimave. I shoqëruar vetëm nga sekretarja e tij, gjyqtari Micko nuk ka asnjë lloj tjetër mbrojtje personale. Nëse për prokurorët janë bënë bodiguardë dhe makina në dispozicion, për gjyqtarin Micko nuk ka asgjë të tillë. Procesi Hajdari dhe me shtyrjen e djeshme, duket se e ka vënë në një detyrë të vështirë dhe gjyqtarin Micko pasi mungesa e avokatit për Jaho Salihin krijon një lloj përplasje dhe mes tij dhe prokurorëve të tjerë të cilët kërkojnë një proces të përshpejtuar.

Megjithatë ashtu si prokurorët dhe vetë Micko, shpreson që data 25 Prill të jetë më të vërtetë data e nisjes së gjykimit për superdosjen që vetë Micko në mënyrë modeste e quan si gjithë të tjerat dhe po në kushte modeste edhe shefat e tij e kanë lënë t’a gjykojnë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme