Kush është i riu shqiptar që u gjet i vdekur në rrugët e Greqisë
Një i ri shqiptar u gjet i vdekur më datë 14 të këtij muaji, në zonën e Trikalasë. Viktima, sipas mediave helene, është identifikuar si Dorian Mancellari, një 32-vjeçar nga Pogradecit.
Shqiptari mësohet se kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu i Phellios. Sipas mediave greke, që citojnë burime të mjekësore, vdekja e 32-vjeçarit dyshohet se ka ardhur për shkaqe shëndetësore.
Megjithatë nuk specifikohet se nga se vuante i riu, ndërsa mësohet se kishte pasur gjithashtu dhe probleme psikologjike.
/tvklan.al