Kush është pronari i vërtetë i kinemasë së Përmetit? (22 Nëntor 2000)


Kush është pronari i vërtetë i kinemasë së Përmetit? (22 Nëntor 2000)

13:42 22/11/2000

Të gjithë objekteve dhe trojeve tani u kanë dalë pronarët dhe ish pronarët. Mandej për një projekt apo truall ka më shumë se dy të tillë që pretendojnë se kanë pronësi me tapi të rregullta. Vetëm kinemasë së qytetit të Përmetit nuk po i del njeri për zot. Qendra kulturore e Përmetit nuk e ka të përfshirë në inventarin e saj të mjeteve dhe të objekteve. Kësaj të fundit, edhe shtëpinë e kulturës Frashëri, duan t’a kthejnë në institucion kulti dhe drejtori i saj Kastriot Bezati, është bërë protagonisti kryesor 4-vjeçar i disa seancave gjyqësore.

Përgjegjësi i zyrës social-kulturore në Bashkinë Përmet thotë se objekti afro 600 metra katror i kinemasë së qytetit nuk është përfshirë në inventarin e pronësisë publike të kësaj bashkie. Çelsat e kinemasë i kanë mbetur në dorë prej afro 10 vitesh kinomekaniku. Ky i fundit nuk firmos në asnjë bordero për ruajtjen e objektit. Megjithatë sikurse shprehen qytetarët përmetarë, ish kinomekaniku ka qëlluar njeri i mirë dhe e ka mbrojtur objektin në fjalë me kallash në dorë në ditët e trazuara me kaos të ’97-ës.

Në adresë të kinemasë vazhdojnë të vijnë zarfa me letra nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Tiranë të cilët ofrojnë tituj filmash për përmetarët./tvklan.al






Të ngjashme