Kush janë dy vëllezërit që u gjetën të vrarë
Dy vëllezër u gjetën të vrarë me armë zjarri këtë të enjte në fshatin Zvirinë të Maliqit. Viktimat janë Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç, banues në qytetin e Pogradecit. Trupat e pajetë të tyre u gjetën të groposur në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.
Vëllezërit ishin larguar nga shtëpia prej mbrëmjes së 7 Dhjetorit dhe deri më tani rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.
Andrea dhe Martin Olldashi, nuk janë emra të panjohur për autoritetet policore. Ata rezultojnë të arrestuar në 2012-n si autorë të dyshuar të një shpërthimi me tritol të ndodhur në një lokal në qytetin e Pogradecit. Më pas ata mësohet se u lanë të lirë për mungesë provash.
Ndërsa në 2017-n, Andrea Olldashi u arrestua për disa vjedhje të ndodhura përgjatë një muaji në Korçë./tvklan.al