Kush janë vendet më të shëndetshme të botës


Kush janë vendet më të shëndetshme të botës

18:13 23/09/2016

Sipas një studimi të ri, vendi më pak i shëndetshëm në botë është Republika Qendrore Afrikane.

Krahas saj qëndron Somalia dhe Sudani Jugor, të cilat janë në fund të radhitjes të publikuar në revistën mbi shëndetin “Lancet”.

Mbretëria e Bashkuar qëndron e pesta për nga radhitja, ndërkohë që Islanda mban vendin e parë.

Ka një lidhje të fortë midis mirëqenies së një vendi dhe nivelit të tij të “gjendjes së shëndetshme”.

Megjithëse SHBA është shteti më i pasur në botë, qëndron në vendin e 28, pas shteteve si Sllovenia dhe Brunei.

Radhitja e dobët i atribuohet kryesisht vdekjeve të shkaktuara nga obeziteti i fëmijëve, HIV dhe alkooli.

Katari është shteti me pritshmërinë më të ulët. Kombi i pasur me naftë, ka GDP-në më të lartë në planet, por është renditur në vendin e 98, pas Kolumbisë dhe Surinames.

Vendet me ekonominë më të lartë në botë, Rusia dhe India, radhiten në vendet e poshtme përkatësisht në vendin e 119 dhe 143./tvklan.al






Të ngjashme