Kushdo që dhuron për Australinë merr një foto nudo nga modelja
Zjarret në Australi kanë nxitur një solidaritet në të gjithë botën. Por modelja e njohur australiane Kaylen Ward ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht ndryshe për të ndihmuar vendin e saj.
Ajo ka pozuar me një bluzë rrjetë dhe pa të brendshme. Por jo vetëm kaq, madje ka mbledhur edhe shumën e pabesueshme prej 265 mijë dollarë vetëm për dy ditë.
Kaylen ua dërgoi foton ndjekësve të saj në Instagram dhe në këmbim u kërkoi atyre para. Interesimi ka qenë i lartë dhe nga kjo gjë kanë ardhur shumë të ardhura.
Modelja është shprehur se mori këtë vendim pasi mendon se kjo situatë ka dalë jashtë kontrolli dhe njerëzit nuk po bëjnë atë që duhet për të ndihmuar.
Klan Plus