Kushërinjtë shqiptarë po bënin gara shpejtësie në autostradë, i marrin jetën italianit
Dy të rinj shqiptarë nga Kosova i kanë marrë jetën një 53-vjeçari italian pasi ishin duke bërë gara shpejtësie në një rrugë automobilistike në Itali.
Në timon të një Audi A3 dhe një Alfa 147 ishin dy kushërinj nga Kosova. Makina e 26-vjeçarit me iniciale E.B. (i dënuar tashmë disa herë) në një kthesë të rrugës Via del Mare afër lokalitetit San Dona di Piave ka tejkaluar atë të kushëririt të tij K.K.
21-vjeçari ka tentuar të tejkalojë kushëririn e tij por ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë që po vinte në anën e kundërt. Viktimë mbeti 53-vjeçari italian i cili vdiq në vend nga plagët e marra.
I riu i plagosur kishte tentuar të largohej së bashku me kushëririn e tij nga vendngjarja pa i hedhur sytë nga italiani.
Karabinierët kanë vënë në pranga dy të rinjtë dhe pritet vendimi për ta./tvklan.al