Kushërira dëshiron ta surprizojë Xhenin me sindromën Down që ka një të dashur imagjinar nga Italia


Kushërira dëshiron ta surprizojë Xhenin me sindromën Down që ka një të dashur imagjinar nga Italia

15:22 27/12/2020

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë e quajtur Ina e cila dëshiron t’i bëjë një surprizë kushërirës së saj Xhenit e cila është me sindromën Down. Ajo ka rrëfyer më shumë për jetën e Xhenit e cila ka dhe një të dashur imagjinar nga Italia të quajtur Antonio.

Ina: Unë kam ardhur sot për Xhenin goca e hallës sime, është 28 vjeç dhe është me sindromën Down. Është vajza e vetme e hallës dhe ka dy vëllezër të tjerë. Familja e Xhenit e kanë marrë vesh që ishte me sindromën Down kur Xheni ishte 6 muajsh. Që ditën e parë që e kanë marrë vesh se është me sindromën Down e kanë pranuar si të tillë.

Ardit Gjebrea: Si sillet me ju, çfarë raporti ka me ty veçanërisht.

Ina: Ne jemi 5 kushërira dhe lidhja që ka me mua ndoshta është më e fortë, është shumë alegro, shumë e dashur, pa komplekse. Ndoshta unë i ofroj komoditetin për të folur gjithçka, ne flasim për dëshirat që ajo ka, për hobet, për ndonjë pëlqim të vogël që ka ndaj ndonjë djali.

Ardit Gjebrea: I pëlqen ndonjë djalë?

Ina: Po ka dhe të dashur.

Ardit Gjebrea: Ou kush është?

Ina: Ka një të dashur imagjinar, e ka emrin Antonio dhe jeton në Itali. Ka qenë dashurua e parë e saj imagjinare, më pas kaloi tek Zhari dhe ai jetonte në Itali, por Zharin e kapi duke tradhëtuar dhe e la. E gjitha është imagjinata dhe fantazia e saj. Telenovelat të ndryshme që janë dhënë në Shqipëri, ajo i ndiqte dhe nëpërmjet personazheve kryesorë që ishin, ajo krijonte jetën e saj. Unë nuk jam munduar në asnjë moment që ta ndaloj të fantazojë dhe të ëndërrojë. /tvklan.al






Të ngjashme