Kushner reagon për vizitën e Berishës në Kosovë (14 Qershor 2000)
Ka përfunduar pasditen e sotme mbledhja e Këshillit Tranzitor të Kosovës të drejtuar nga Kushner, qëllimi i së cilës ka qenë diskutimi i ndalimit të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për të vizituar Kosovën. Benard Kushner ka deklaruar mbrëmë menjëherë pas mbledhjes në një konferencë të përbshkët të shtypit të UMNIK-ut dhe KFOR-it se: ” Unë preferoja që në një situatë të tensionuar dhe kërcënimesh që janë bërë Berisha t’a shtyente këtë vizitë.
Zëdhënësja e UMNIK-ut Susan Manuel ka sqaruar menjëherë pas mbledhjes aspektin ligjor të ndalimit të liderit të Partisë Demokratike në Kosovë. Ajo ka shpjeguar se nuk ka asnjë ligj specifik për moslejimin e një lideri politik që të vizitojë Kosovën, por sipas saj ekziston një ligj, rregullorja numër 2 e së cilit i jep të drejtën UMNIK-ut të mos lejojë futjen në Kosovë të askujt që mund të prishë rendin publik./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori