Kushtet gjermane për hapjen e negociatave, Basha: Lajm i keq


Kushtet gjermane për hapjen e negociatave, Basha: Lajm i keq

18:50 24/11/2016

I pari që reagoi pas kushteve gjermane të vendosura për hapjen e negociatave për në Bashkimin Europian, ishte kreu i PD, Luzlim Basha.

Në një status në rrjetin social Facebook, ai shkruan se ky është një lajm i keq për shqiptarët. Sipas tij ka ardhur koha që partitë politike të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot.

Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjithë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme./tvklan.al






Të ngjashme