Kushtet në tregjet e Fierit, Gjirokastrës dhe Elbasanit – (3 Dhjetor 2000)


Kushtet në tregjet e Fierit, Gjirokastrës dhe Elbasanit – (3 Dhjetor 2000)

09:59 03/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Këto mjedise, qytetarët fierak, kanë vendosur t’i quajnë supermarket. Në breg të lumit Gjanica dhe mbi këto dy ura, të mbuluara dhe sistemuara me paratë e vetë tregtarëve, sot mund të blesh gjithçka që mund të duhet. Këtu kanë ardhur edhe inspektorët e bashkisë për të vjelë taksa.

Ndërsa në Gjirokastër inspektorët dhe shitësit e rrugës luajnë kuka-fshehti me njëri-tjetrin. Ata ulin çmimin e bulmetrave, duke prishur tregun për këta tregtarë, që janë vendosur këtu, janë të kontrolluar dhe paguajnë të gjitha detyrimet. Shitësit e rrugës, se nga e marrin vesh dhe zhduken kur kalojnë inspektorët.

Më të kënaqur duken elbasanllinjtë, për tregun e tyre. Prodhimet e bujqve vendas, kanë bërë që çmimi i frutave dhe perimeve të jetë më i ulët se sa vitet e tjera. Këtë radhë malli vendas ka larguar plotësisht prodhimet e importit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme