Kushtet që shoqëritë tregtare duhet të plotësojnë për hapjen e lojërave të fatit (23 Dhjetor 2000)
Është miratuar dhe brenda janarit pritet të hyjë në fuqi ligji për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet. Sipas këtij ligji për marrjen e lejes për zhvillimin e lojërave të fatit, orgnizatori duhet të paguajë një shumë prej 10 milionë lekësh. Leja për organizimin e këtyre lojërave u jepet vetëm një shoqërie tregtare e cila plotëson këto kushte, është shoqëri anonime, deklaron themeluesit e shoqërisë, drejtuesit dhe personelin.
Tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë legjislacionit aktual tatimor në fuqi, por ata janë të detyruar të paguajnë 20% tatim mbi lojërat e fatit. Leja për ushtrim veprimtarie në kazino jepet asaj shoqërie tregtare e cila midis të tjerash ka një kapital themeltar jo më të vogël se 30 milionë lekë dhe jo më shumë se 1/10 e tij të jetë në natyrë./tvklan.al