Kushtetuesja pranon të shqyrtojë kërkesën e Xhelilit
Gjykata Kushtuetuese ka vendosur sot të pranojë për të shqyrtuar kërkesën e kryetarit të shkarkuar të Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Ai u largua nga detyra nga Kryeministri Rama pas publikimit të videos me një vajzë 20-vjeçare, ku ai kërkonte favore seksuale për një vend pune.
Ai iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta rikthyer në detyrë. Gjykata do të vendosë në ditët në vijim për kërkesën e tij. Aktualisht Shukri Xhelili ndodhet i arrestuar, pasi ndaj tij u ngrit akuza për shpërdorim detyre.
Tv Klan