Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Vetting -un


Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Vetting -un

11:05 22/11/2016 https://youtu.be/maX1aJeZVsk

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Kuvendit për të hequr pezullimin e Ligjit të Vetting -ut.

Vendimi u mor gjatë seancës që kjo Gjykatë zhvilloi për shqyrtimin në themel të padisë së paraqitur nga Partia Demokratike dhe Unioni i Gjyqtarëve, që e cilësojnë antikushtetues ligjin e miratuar nga Kuvendi.

Gjatë seancës, që u ndoq dhe nga Ambasadorët Lu dhe Vlahutin, përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike thanë se Ligji i Vetting -ut synon kapjen e drejtësisë nga ekzekutivi.

Edhe Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e ligjit si antikushtetues.

Këto pretendime të Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve u kundërshtuan nga deputetet e mazhorancës që përfaqësuan Kuvendin.

Seanca gjyqësore për Ligjin e Vetting -ut nuk kaloi pa tension mes deputetëve socialistë dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe nga përfaqësuesit politikë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, reformimin e sistemit të drejtësisë e shohin të lidhur me atë politik.

Deri në dhënien e një vendimi, Gjykata Kushtetuese do të duhet të presë mendimin e Komisonit të Venecias që pritet të merret në fillim të muajit Dhjetor lidhur me pajtueshmërinë e ligjit të Vetting -ut me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Tv Klan






Të ngjashme