Koshtunica për Kosovën: E pranoj, Serbia është fajtorë për vrasjet masive në Kosovë (24 Tetor 2000)
Presidenti jugosllav Koshtunica ka pranuar për herë të parë se forcat e ushtrisë dhe të policisë serbe janë fajtorë për vrasjet masive në Kosovë vitin e kaluar. Në një intervistë në kanalin televiziv amerikan CBS zoti Koshtunica tha se si serb ai ishte gati të pranonte përgjegjësinë për shumicën e dhunës.
I pyetur nëse forcat jugosllave kishin kryer genocid, zoti Koshtunica tha se në Kosovë ishin kryer krime, por ishin vrarë si serbë ashtu dhe shqiptarë. Ndërkohë parlamenti shqiptar ka hartuar një mocion ku kërkohet që Serbia të kërkojë falje publike për atë që i quajti krime monstruoze të forcave serbe në Kosovë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori